Dy aksidente fatale nga lagështira: Humbin jetën 11-vjeçarja në Elbasan dhe një efektiv policie në Lezhë

Aug 13, 2017

Dy aksidente kanë ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Elbasan dhe Lezhë ku kanë humbur jetën një vajzë 11-vjeçare dhe një efektiv policie.

Sipas të dhënave zyrtare në aksin rrugor Cërrik-Papër, në fshatin Valas ka dalë nga rruga mjeti tip “Ford” veturë me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H., 54 vjeç banues në Sarandë. Si pasojë ka gjetur vdkjen shtetasja M.SH., 11 vjeçe banuese në Korçë e cila ka qenë pasagjere në mjet.

Gjithashtu janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht:

A.SH., 54 vjeçe, banuese në Korçë dhe K.SH., 74 vjeçe banuese në Sarandë.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll