Ambasada çeke i bashkohet nismës së Bashkisë, Veliaj: Kënde lojërash në çdo lagje

Aug 13, 2017

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje të Tiranës ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Ambasada çeke është e para e cila iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar module të ndryshme lojërash për këndin e fëmijëve në sheshin “Bajram Curri”, Njësia 7.

Teksa inspektoi fillimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky kënd lojërash shënon fillimin e bashkëpunimit me ambasadat për të çuar përpara projekte të ngjashme në kryeqytet. “Më vjen mirë që ambasada e parë që i bashkohet projektit tonë për këndet e lodrave është ambasada çeke. Praga nuk u ndërtua në një ditë, Praga u ndërtua ndër dhjetëra e qindra vite, por çdo ditë është bërë nga një punë konkrete. Kështu që, edhe ambicia jonë është që të punojmë çdo ditë për ta bërë Tiranën më të mirë dhe të sigurohemi që në finale të kemi një qytet kryesisht të mirë për fëmijët”, tha Veliaj.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll