Detajet nga krimi i dyfishtë në Kamëz. Dyshohet se burri vrau gruan për motive xhelozie

Aug 20, 2017

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë në Kamëz, ku një 65-vjeçar vrau me armë zjarri gruan e tij 60-vjeçare. Halil Lita dhe Dije Lita kishin 5 fëmijë, 3 vajza të martua dhe 2 djem, këta të fundit në emigracion. Burime policore bënë me dije se dyshimet e para lidhur me vrasjen, dyshohet të jetë bërë për motive xhelozie. në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në zonën e njohur si frutikulturë, ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë janë dërguar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar në banesë të pa jetë bashkëshortët Lita. Nga hetimet paraprake është mësuar se Halil Lita ka qëlluar me armë zjarri automatike model 56 bashkëshorten e tij shtetasen dhe më pas ka qëlluar veten.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll