Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Itali

Aug 23, 2017

Një çantë para ambasadës shqiptare në Romë ka alarmuar autoritetet italiane pasditen e sotme. “Il Nuovo Corriere” shkruan se çanta që alarmoi policinë ishte lënë  para derës së një pallati, pranë Ambasadës shqiptare, në rrugën “Ottaviano”. Ajo është vënë re nga pjesëtarë të stafit që kanë lajmëruar policinë. 

Forcat policore menjëherë  kanë ndërhyrë duke bllokuar rrugët dhe kalimin e njerëzve, por pas kontrolleve rezultoi se çanta ishte bosh, pa asnjë lloj objekti në brendësi. Rruga u rihap për qarkullim pas 20 minutash dhe çdo gjë iu kthye normalitetit

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll