“Beteja” mes PS e PD në facebook. Kush triumfoi?

Sep 13, 2017

Si asnjëherë më parë beteja e parlamentit është zhvilluar edhe në rrjetet sociale. Mazhoranca dhe opozita kanë zgjedhur që të shpërndajnë në rrjetet e tyre sociale, të plotë videon e fjalës së tyre në kuvend, ashtu siç nuk ka ndodhur asnjë herë më parë. Por diferencën e ka bërë kryeministri Edi Rama, i cili përveç fjalës së përfaqësuesve të saj ka shpërndarë në facebook edhe fjalën e plotë të rivalit të tij politik Lulzim Basha. Ndërsa 24 orë më vonë në një analizë të shikimeve, vërejmë se kreu i PD Basha ndjekësit më të mëdhenj i ka patur pikërisht në faqen e kryeministri t me rreth 20 mijë shikime më shumë. Ndërsa kryeministri ka zgjedhur që fjalimet ti shpërndajë në faqen e tij në facebook, vetë Basha fjalën e deputetëve demokratë i ka publikuar në faqen zyrtare të partisë demokratike.
Por kush ishte më i ndjekuri nga shqiptarë? Rekordi duket surprizë. Ai është shënuar nga deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali, e cila ëhstë parë më shumë se nga 100 mijë shqiptarë. Pas saj vijnë krerët e politikës Edi Rama, Sali Berisha e Lulzim Basha.
Lideri historik i demokratëve Sali berisha dhe kryeministri Edi Rama duket se kanë thuajse të njëjtët ndjekës, pasi secili prej tyre është parë nga rreth 70 mijë qytetarë shqiptarë. Ndërsa Basha është larg tyre me rreth 30 mijë klikime më pak. Lëvizja socialiste nuk është bërë pjesë e kësaj “beteje” online në rrjetet sociale. Kryetarja Monika Kryemadhi ka shpërndarë vetëm fjalën e saj të mbajtur në kuvend në facebook. E po të njëjtën gjë kanë bërë dhe deputetët e LSI, të cilët kanë shpërndarë fjalën e plotë, pikërisht në rrjetet e tyre sociale.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll