Informer: “Zaev i lidhur me mafian shqiptare të drogës” [VIDEO]

Sep 13, 2017

Incidenti diplomatik mes Maqedonisë dhe Serbisë pas tërheqjes së zyrtarëve serbë nga Shkupi, është pasuar me sulmet të ashpra ndaj kreut të qeverisë Zoran Zaev. Pas akuzave të qeverisë serbe se Maqedonia e kishte përgjuar, mediat kanë akuzuar Zaevin si mercenar të shqiptarëve, të lidhur me mafian famëkeqe. “Mercenari shqiptar Zoran Zaev, i cili ndër të tjera mbështetet nga elementet mashtruese të CIA-s dhe MI6, i ngjitur kohët e fundit në postin e kryeministrit të Maqedonisë, është rrethuar me mafien famëkeqe shqiptare që kontrollon tregun ilegal të drogës dhe armëve! Zaev përmes këtyre njerëzve mban kontakte me agjentët e CIA-s dhe punon në mënyrë aktive për të shkaktuar kaos në Ballkan” – shkruan media serbe Informer.  Duket se serbët kanë përforcuar akuzat e ashpra kundër kreut të qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev, duke e etiketuar atë si njëri që rrethohet dhe mbështet nga kriminelët më të rrezikshëm. Sipas mediave serbe kreu i kabinetit maqedonas është i lidhur me mafian shqiptare por sipas tyre ai ka gjetur edhe mbështetjen e bosëve amerikanë.  Informatori përmend burime brenda shërbimit sekret rus, i cili thotë se Zaev është rrethuar me të paktën gjashtë kriminelë të rrezikshëm. Të gjithë kanë dosje të shumta penale, të dënuar për krimet më të rënda që kanë të bëjnë me trafikimin e lëndëve narkotike dhe armëve, ekstremizmin dhe vehabizmin në Kosovë.   “Zaev personalisht mori të paktën 10 milionë dollarë nga mafia shqiptare duke e përdorur si ryshfet tek votuesit”-akuzon media serbe.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll