Mbyllet raundi i parë për pranimet në universitete dhe ka shumë kuota bosh në Tiranë, raundi i dytë fillon më...

Sep 13, 2017

Kur ka mbetur edhe një raund për pranimet në shkollat e larta publike dhe private, Universiteti i Tiranës thuajse e ka mbyllur ketë proces.  Sipas rektorit të Universitetit të Tiranës, ky raund nuk i mbyll shpresat e maturantëve, por hap një raund tjetër në varësi të kuotave të mbetura bosh për fazën e dytë të aplikimeve.

“Për raundin e dytë në UT kemi 1020 kuota bosh. Fakulteti i Shkencave Sociale 179, Fakulteti i Shkencave të Natyrës 282, Fakulteti i Drejtësisë 30, Ekonomia 96, Histori dhe Filologjia 102, Gjuhët e Huaja 229”, shprehet Mynyr Koni rektor UT.

Sipas Konit, në këtë fazë të parë në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 82% e maturantëve, 4 herë më shumë se vjet, por trendi i degëve të preferuara mbetet i njëjtë.

“Programi me më shumë interes është drejtësia. 96 % Drejtësia. Financa 97.5%. Përveç sasisë kemi edhe cilësi. Studentët e fundit të regjistruar kanë nota mesatare mbi 8”, shprehet rektori.

Regjistrimet për raundin e dytë fillojnë më 15 shtator, por rektori i UT u kërkon maturantëve të bëjnë kujdes.

“Ato kanë të drejtë për aplikim të ri, nuk është e thënë më të zgjedhin të njëjtat degë, duhet të zgjedhin ato ku kanë më shumë shanse për të fituar”, thotë rektori Mynyr Koni. 

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll