Pas betimit të qeverisë “Rama 2”, reagon LSI-ja

Sep 13, 2017

Qeveria “Rama 2” është betuar ditën e sotme para Presidentit Ilir Meta ku nuk mund të mungonte dhe shtrëngimi i duarve mes kryeministrit Rama dhe Metës. Ky i fundit i tregoi Ramës edhe detyrat që ai ka si kryeministër në këtë mandat të rradhës. Mirëpo pak Pak pas betimit të kabinetit të ri qeveritar ka ardhur reagimi i parë nga LSI, nëpërmjet zëvendëskryetarit Luan Rama.
Duke ju referuar programit që qeveria paraqiti për miratim në Kuvend, Luan Rama, ka “gjetur” paragrafin “Shteti ligjor dhe drejtësia e re”, të cilin e ka veçuar për të berë një leksion përballë injorancës së qeverisë siç u shpreh ai, që qeveria dhe maxhoranca të kuptojnë dallimin midis shtetit ligjor dhe shtetit të së drejtës.
Ja çfarë tha lidhur me këtë zëvendëskryetari i LSI-së:
“Shteti ligjor dhe drejtësia e re!
Kështu emërtohet një prej kapitujve të programit të qeverisë! Më falni, po shprehje më alarmante të injorancës nuk mund të ketë! Të flasësh sot pas 27 vitesh demokraci pluraliste per shtet ligjor, do të thotë të mos kesh kuptuar e të mos kesh marrë vesh asgjë për kushtin e parë të tërë procesit të integrimit europian dhe që është shteti i së drejtës!
Shteti ligjor dhe shteti i së drejtës janë dy koncepte që bëjnë diferencën mes shtetit demokratik nga sistemet e tjerë të organizimit shtetëror.
Diferencat janë thelbësore. Më ndjeni për tonet didaktike, por ka dallime esenciale dhe përmbajtësore mes shtetit të së drejtës në kuptimin euroatlantik, të cilit une po i referohem dhe shtetit ligjor për të cilin flet programi i qeverisë!
Sepse shtet ligjor ka qenë edhe shteti që ndërtoi Zogu, shtet ligjor ishte Shqipëria edhe në ato 6 muajt e qeverisjes se Nolit, shtet ligjor ishte edhe në kohën e fashizmit, edhe gjatë komunizmit, shtet ligjor ka qënë edhe Shqipëria postkomuniste, por nuk ka qenë e për fat të keq nuk është as sot shtet i së drejtës!
Edhe ju në sloganin tuaj flisni vetëm për shtetndërtim, e jo për shtet të së drejtës!
Ju na flisni për mirëqeverisje, po mirëqeverisje pa idealin e shtetit të së drejtës nuk ka e nuk mund të ketë!
Por le të ecim më tej me thagmat e programit tuaj. Bashkë me shtetin ligjor në vend të shtetit të së drejtës, ju na servirni edhe togjalëshin “drejtësi e re”! Eshtë një togfjalësh i huaziar mbi 70 vjet më parë, në kohën kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re. Në vitin 1946, pas shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë, në vigjilje të gjyqit kundër deputetëve e më pas, mori qytetari koncepti “drejtësia e re popullore”.
Nuk ka drejtësi të vjetër e as drejtësi të re. Qysh prej Justinianit e deri në ditët tona, drejtësia ka qenë e ka mbetur drejtësi.
Ndoshta dikush mund të thotë se në programin e qeverisë “drejtësia e re” është një metaforë! Pa dashur t’ju marr kohë e t’ju shpegoj çfarë është metafora, në kontekstin që është përdorur në programin e qeverisë togfjalëshi “drejtësi e re” është metaforë injorance!
Dikush tjetër mund të thotë që lidhet me reformën në drejtësi e me vetingun! Edhe në këtë kontekst, sado që programi i qeverisë për reformën në drejtësi ka vetëm fjali të përgjithshme per demagogji, “drejtësia e re” është ajo që thashë: metaforë e injorancës!

 

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll