ANISA

Unë jam Anisa Bega, që s’më rri goja pa folur, si në punë në radio ashtu edhe jashtë saj. Që kur kam qenë e vogël më quanin “gjinkalla e pallatit”. Pasi ndërruam shtëpi, ai pallat ka rënë në një qetësi të madhe. Kur isha e vogel dëshiroja të bëhesha mësuese, si mamaja ime, s’ma merrte mendja se do bëhesha prezantuese. Cdo gjë e kam nisur pa plan fare, shkova bëra provë në një studio një ditë dhe ja ku u futa në rrugën e llaka-llakës. Le të bëhem pak serioze tani, edhe pse e kam të vështire. Jam marrë vetëm me fushën e kulturës në radio dhe tv, vecanërisht : kinema, muzikë, letërsi…pra larg politikës.
Motoja ime është: “Think positive and positive things will happen to you!”. Një informacion dua ta them sa më thjesht dhe kuptueshëm se boll probleme kanë shqiptarët, edhe dramaciteti i duhet. Ku ka më mirë sesa të edukosh një dëgjues ose shikues për shijet muzikore, ose cfarëdo tjetër që ka lidhje me emisionet kulturore.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll