KELVI

Për të gjithë ju që nuk më njihni, unë jam Kelvi. Kam shumë pasione por nuk parapëlqej të flas për veten, të paktën jo tani. E kuptuat dhe ju? Jam një lunatik i lindur në hënën e plotë të 30 qershorit të vitit 1990. Besoj fort tek ëndrrat por jo ato që shihen kur jemi në gjumë. Deri më sot kam mësuar se bota ku jetojmë është një luftë e vazhdueshme për ekzistencë dhe ajo që di me siguri është që limite nuk ka, të paktën jo për mua. Besoj në meritokraci edhe kur në tunel nuk shoh asnjë dritë jeshile, por ja që me punë, përkushtim dhe vendosmëri, ndodh që drita të shfaqet verbuese duke larguar kështu çdo energji negative. Unë kam shumë rrugë për të bërë por veçohem nga fakti se e di me siguri se çfarë dua. Po ju e dini se çfarë doni? Zbulojeni dhe jeta do të jetë më e bukur. Mos harroni… Jetojmë vetëm njëherë!

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll