ARJOLA

Jam rritur ne nje nga lagjet e Tiranes ne vitet 90’. Kush i ka perjetuar ato vite, me siguri i mban mend konkurset e bukurise e bukurise qe organizoheshin per cdo lagje, ku mua me binte rasti here te isha konkurente e here prezantuesja. E te ishe ne pozicionin e kesaj te dytes, ishte nje enderr e bere realitet hahaha. E keshtu u rrit tek une nje deshire qe kishte lindur qe vitet e para te jetes…Te isha brena kutise magjike!
Nuk kam mbaruar nje shkolle gazetarie, perkundrazi dega ime nuk ka lidhje me televizionin, megjithate jam e lumtur qe ne jete me eshte dhene mundesia te ndjek ate qe zemra me kishte diktuar shume vite me pare.
Kam perfunduar studimet e masterit ne Faktultetin e Ekonomise dhe per nje kohe te shkurter kam qene edhe ne nje ekip volejbolli, nje angazhim qe mu desh ta lija pergjysme, sepse kush e njeh Arjolen e di se studimet i ka patur gjithnje primare.
Me duket se u bera shume serioze tani, pork y rol me shkon me se mirri, duke qene se une bej edhe IN News, lajmet e showbiz-it. Transmetohen cdo dite nga e hena ne te premte, ne oren 13:00, 15:00, 17:00.
Megjithese ne drake me shihni serioze, ne mengjes me degjoni me nota humori. Ne emisionin tim Breakfast, ne IN Radio 105.7 (cdo dite nga e hena ne te premte, ora 07:00-10:00) zakonisht harroj qe jam ne transmetim live dhe se bashku me kolegun tim Jonka, perpiqemi te perciellim sa me shume pozitivitet. Ne Breakfast vec muzikes se mire dhe rubrikave shume interesante, ju mund te fitoni edhe shuuume dhuratave permes quizeve qe ne organizojme. Jemi te paret qe kemi futur nje menyre te re dhe te vecante komunikimi. Nepermjet nje audio ne Whatssap (068 84 48 000) njerezit na cojne preferencat e tyre muzikore, pershendetjet, urimet e ditelindjes per miqte por edhe pergjigjet e quizeve. Bileta kinemaje, bileta teatri, libra, revista e shume dhurata te tjera.
Per pak ika pa permendur edhe emisionin tim te ri. Quhet Live Show dhe del ne transmetim te shtunave pas dreke. Per me shume se nje ore, do tju shoqeroj une e kolege te tjere per tju paraqitur ne nje emission dinamizmin e jeteve te shqipetareve. Jam e lumtur dhe krenare te them se mua me jane besuar intervistat me femra te njohura te ekraneve shqiptare dhe jo vetem.
Me duket se i thash te gjitha! Tani ju le nen shoqerine e IN tv dhe IN Radio, media me IN e momentit!

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll