ALBI

Pata fatin të lind në një qytet si Peshkopia (Dibër), një qytet që ndonëse i vogël dhe larg kryeqytetit, më ofroi shumë. Në moshën 5-vjecare m'u dha mundësia të isha pjesë e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve. Që në përballjen e parë me skenën kuptova se arti ishte një ndër pasionet e mia, të cilin e vazhdova edhe për disa vite të tjera deri në momentin që u zhvendosa në Tiranë. Edhe pse i ri në qytet, përsëri gjeta një mënyrë për t'u marrë me art. Në moshën 17 vjecare m'u ofrua të pozoja para aparatit fotografik, pasuar më vonë me një konkurs modelësh, i organizuar në atë kohë nga revista më e njohur për të rinjtë, revista "Trendy". Në fund të 2008-ës u përzgjodha nga ajo për të qenë në kopertinën e saj nën titullin "djali më trendy i vitit". Pak kohë pas daljes së revistës një agjensi publicitare më kontaktoi për të qenë imazhi kryesor i një reklame. Aq u desh që reklama dhe punë të tjera të pasonin derisa në vitin 2011 e gjeta veten në të gjitha televizionet kombëtare. Aty më lindi ideja për të pasur një karrierë në botën e medias. Për fatin tim të mirë një djalë i qeshur, i komunikueshëm, i informuar dhe, pse jo, pak simpatik, ishte gjithcka që kërkohej. Të qënit aktiv prej një kohe të gjatë tashmë në jetën kulturore të kryeqytetit më ka bërë mua të aftë të kuptoj atë cfarë njerëzit duan, ndaj jo pa arsye jam përzgjedhur për të prezantuar cdo ditë tek ju Axhendën, eventet më cool të javës në Tiranë dhe jashtë saj!

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll