INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
IN TV në terren. Flasin qytetarët, ja pse dolëm në protestë! [VIDEO]

IN TV në terren. Flasin qytetarët, ja pse dolëm në protestë! [VIDEO]

Publikuar më: 17:15 16-02-2019

Opozita thirri qytetarët në protestën e këtij 16 shkurti për largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për vjedhje dhe varfërim të shqiptarëve.  Por si e kanë marrë mesazhin qytetarët dhe për çfarë dolën ata në protestë? Për IN TV ata theksojnë se kanë dalë të protestë me dëshirën e tyre, ndërsa rendisin shqetësimet që i kanë çuar në shesh.

“Kam dal se jam një pensioniste, dal për të drejtat e mia. Ka dy mandate që pensioni nuk shtohet”, shprehet një e moshuar. “Rinia shqiptare ikën, në Shqipëri nuk ka punë, nuk ka asnjë”, thotë një i ri.
“Papunësia në kulm, hamë bukë me listë, të shkojnë t’i shohin këta qeveritarët listat në dyqane”, thotë një tjetër protestues.  “Gjithë rinia iku jashtë sepse këtu nuk ka asnjë perspektiv, nuk ka asnjë”, shprehet një protestues tjetër.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0033268928527832