INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

IN Tv në terren/Studentët, nuk jemi përçarë jemi për një qëllim![VIDEO]

Publikuar më: 17:24 12-12-2018

Pjesa më e madhe e studentëve sot kanë qenë të grumbulluar tek Ministria e Arsimit. Ata ju bëjnë apel studentëve që janë shkëputur dhe po qëndojnë para godinë kryeministrisë, që të bashkohen me ta, pasi qëllimi është i njëjtë për të gjithë dhe kërkesat të përbashkëta. Studentët në asnjë moment nuk pohuan që janë përcarë. IN Tv intervistoi disa nga ta dhe mësoi, që do të tubojnë deri në plotësimin e 8 kërkesave kryesore.

Një prej protestuesve ju përgjigj dhe deklaratës së Kryeministrit Rama, që një pjesë të fajit për tarifat e larta ja faturoi rektorateve.
“Tavanin e vendos qeveria me VKM, kështu që universitetet s’kanë faj,” tha një studentë për IN News.
Po polica sot ka proceduar 25 studentë, profesorë, artistë dhe aktivistë. Ku mes tyre dhe përfaqësues të Lëvizjes për Universitetin, profesor Edmond Tupen, artistin Robert Aliaj dhe aktivistin e avokatin Adriatik Lapaj.

Article Logic
Execution time: 0.0027961730957031