INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

IN Tv në terren/ Studentët, prindërit dhe profesorët do protestojnë pa afat....[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:55 10-12-2018

Me qindra studentë janë rikthyer që në orët e para të mëngjesit në protestë. Studentët nuk ju përgjigjën as thirrjes së Kryeministrit Rama për negociata përmes facebook-ut. 

“E kemi për detyrë ta qartësojmë. Ne në ora 11 nuk kemi përfaqësues se nuk kemi nevojë. E kemi sheshin këtu, s’ka nevojë për negociata kërkesat janë të qarta duhet të plotësohen,” tha për IN Tv një student.
Në protestë janë bashkuar dhe profesorë të tyre. Petrit Vargu që tha se në protestë vjen dhe si prind. Po kështu dhe profesor, Bislim Ahmetaj që ka qenë dhe vetë një nga studentët e dhjetorit të vitit 1990 theksoi se ka plot studentë që kanë lënë shkollën, pasi nuk kanë para.
“Është dita e studentëve. Ata duan kurajo. Jam këtu për fëmijët e mi, jo për Edi Ramën,” tha mjeku Vargu për IN Tv.
“Tani jam në rolin e një prindi. Ka shumë studentë që i kanë ndërprerë studimet," u shpreh Bislim Ahmetaj.
Prej ditësh protestët i janë bashkuar prindër dhe gjyshër, që janë zhytur në borxhe për të shkolluar fëmijët. Madje njëri prej tyre rrezikon të shesë e banesën.
“Me borxhe po e studioj mund të shes dhe shtëpinë,” tha një prind.
Ndërsa një gjyshe sqaroi për IN News se: “Ja dalim me shumë sakrifica”
Ditën e nesër pritet që protesta të jetë më masive, pasi studentët kanë vendosur si afat për plotësimin e kërkesave datën 11 dhjetor. Nëse qeveria hesht studentët paralajmërojnë se do marrin vendime dhe më të ashpra.

 petritok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033740997314453