Kripe dhe Piper

Alfio Kripa dhe Indrit Piperi që do të vijnë çdo ditë, nga e hëna në të premte në orën 18:00. Vetëm sigurohuni që të përqëndroheni mirë para ekranit pasi nga recetat fantastike që do të serviren nga djemtë mund t’ju lindë dëshira të gatuani në çdo çast.
Kripë dhe Piper do t’ju kënaqë sytë dhe t’ju ngacmojë shijet me receta të thjeshta, shumë të shijshme, të bukura dhe të përgatitura me shumë dashuri vetëm për shikuesit e IN tv nga Alfio dhe Indriti. Ata do t’ju këshillojnë si të dilni nga situata me receta të shpejta dhe pa shumë shpenzime për miqtë që vijnë për vizitë pa ju lajmëruar më parë. Por jo vetëm kaq, pasi do të zhvillojmë dhe imagjinatën me teknika dhe mënyra të jashtëzakonshme gatimi, si dhe të eksplorojmë larmi shijesh nga kultura të ndryshme botërore.
Edhe djemtë kanë recetat e tyre të preferuara, rizoto me porcini dhe parmigiano për Alfion, ndërsa spaghettini wok për Indritin, por kjo nuk do të thotë që nuk do të gatuajnë dhe recetat tuaja të parapëlqyera. Na ndiqni për të gatuar shijshëm, por edhe për të hedhur kripë e piper me shumë humor në pjatat tuaja nga Alfio dhe Indriti.

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll