Ky regjistrohet edhe si incidenti i parë për protestën e sotme, të opozitës përpara parlamentit.
Tek po përpiqej të hynte në seancën e Kuvendit, ku mazhoranca po vazhdon normalisht punën, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka zgjedhur hyrjen nga ana e pedonales.
Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur saktësisht, por tek po kalonte midis protestuesve, disa prej tyre kanë filluar të ndjekin ministrin.
U desh ndërhyrja e forcave të policisë për të normalizuar situatën.