INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Inis Gjoni tregon për herë të parë si ia shpjegoi vajzës mungesën e babait [FOTO]

Inis Gjoni tregon për herë të parë si ia shpjegoi vajzës mungesën e babait [FOTO]

Publikuar më: 11:05 20-10-2017

Inis Gjoni nuk është shumë aktive në mediat rozë pasi ka vendosur t’i përkushtohet vetëm  vajzës dhe profesionit.

Këtë mëngjes regjisorja ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit  ‘Wake Up’. Përveç premierës  së “Çifti i çuditshëm” ajo ka treguar edhe për marrëdhënien me vajzën e saj. Coco Antonel sot është 5 vjeç dhe gjatë rritjes së saj, ka patur kujdesin maksimal të mamasë.

Inisi tregon se ditën e nis me vrap dhe më pas kthehet tek vogëlushja e saj. Duke qenë se partneri i saj ndërroi jetë në vitin 2011, regjisores i është dashur të kujdeset e vetme për rritjen e saj. Por si ia ka shpjeguar ajo vajzës mungesën e babait?  

“Sigurisht që figura e babait është një shtyllë e rëndësishme në jetën e gjithkujt. Por ajo nuk e ka njohur! Megjithatë unë ia kam shpjeguar shumë thjeshtë, duke i thënë se jeta është e tillë. Disa e kanë lart në qiell, disa janë të ndarë, e disa të tjerë janë por më mirë të mos ishin sepse s’kanë asnjë lloj përgjegjsie.”- tregon  Inisi e cila mundohet t’ia bëjë sa më të lehtë mungesën e babait.

rtytr5.png

Article Logic
Execution time: 0.0030961036682129