INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Investimet në 2018 të mangëta! Financat i kanë kursyer paratë apo kanë neglizhuar?[VIDEO]

Publikuar më: 10:43 17-01-2019

Ministria e Financave në dhjetor të 2018, akumuloi 210 milionë euro. Ato i takonin zërit të investimeve dhe rezultojnë si fonde të planifikuara, por që nuk u shpenzuan.

Kjo shumë është sa 31% e fondit vjetor për investimet kapitale.
Në buxhetin e vitit 2018 qeveria programoi 84 miliardë lekë shpenzime kapitale, por deri në fund të muajit nëntor ishin shpenzuar vetëm 57.5 miliardë lekë, ose rreth 68% e programit të investimeve.
Me sa duke kjo situatë është e përsëritur pasi dhe një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti shkelje të rënda të veprimtarisë së thesarit të shtetit sidomos në lidhje me alokimin e shpenzimeve publike për 2017-2018.
Sipas KLSH-se deri në mes të vitit 2018, Ministria e Financave kishte disbursuar një shumë prej 11.5 miliardë lekësh nga investimet kapitale të këtij viti për të shlyer faturat e shpenzimeve të vitit 2017.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717