INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Investimet në zonat rurale, prioritet për Bashkinë e Tiranës. Faktet...[VIDEO]

Publikuar më: 16:33 01-11-2017

Bashkia e Tiranës, me kryebashkiakun Veliaj që në nisje të madatit ka ndërmarrë një nisëm shumë të vlefshme, duke kërkuar dhe para nga ata që kanë më shumë dhe duan të bëjnë bamirësi në lidhje me edukimin e fëmijëve. Falë shumë donatorëve janë restauruar apo ndërtuar institucione edukimi dhe në zona rurale, të cilat s'ishin prekur kurrë më parë. Nga emisioni Kolaudim në IN Tv, Drejtor i Bashkëpronësisë dhe Koordinimit të Njësisë Administrative, Erind Bejko ka bërë publike përfitimet e deri tanishme falë shtrijes së dorës siç e quan dhe vetë ai.

“Ne kemi pasur një shans shumë të mirë, që kryetari i Bashkisë ka kërkuar dhe ka zgjatur dorën. Kemi bërë vitin e parë të mandatit 31 çerdhe me donacion dhe afro 27-28 kopshte i dhamë prioritet e shkollave në fshat”, tha Bejko.
Meqë fundi i vitit po afron të gjithë ata që duan që zona e tyre të jetë sa më komode, kanë rastin që të dëgjojnë mënyrat se si mund të bëhen pjesë e vendimeve përpara se buxheti për 2018 të miratohet.
“E para është dëgjesa me qytetarin. Dëgjesat bëhen nga ana e Bashkisë së Tiranës para se të miratohet buxhet. Ndërsa Njësitë Administrative janë filtri i dytë. Një tjetër procedurë është edhe ajo që bëhet me anë të aplikacionit “Tirana Ime”. Qytetarët shprehin problemin që kanë dhe përmes letrave,” sqaroi Erind Bejko.

Article Logic
Execution time: 0.0039079189300537