INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ISIS kërcënon djalin e Trump, zbulohet mesazhi që i kanë dërguar

ISIS kërcënon djalin e Trump, zbulohet mesazhi që i kanë dërguar

Publikuar më: 22:12 22-11-2017

Pas kërcënimeve të disa personazhe të njohur si Ronaldo, Neymar, Messi madje dhe djali i princit William edhe djali i Donald Trump kërcënohet nga ISIS.

Lajmi u konfirmua nga Site Intelligence Group, organi që monitoron aktivitet online të organizatave terroristë. Në një chat xhihadist qarkullon fotoja e Barron, djalit 11 vjet të presidentit të SHBA-ve së bashku me hartën e shkollës së tij dhe në të shkruhej: “Kapni djalin e gomarit të Amerikës”.

Pamjet u shpërndanë nga kanali televiziv Telegram, “Dak al-Munafiqeen”, që do të thotë “Lufto hipokritët”, shkruan panorama.  Së bashku me fotot e Barron dhe hartën e shkollës qarkullon dhe hashtagu në arabisht عليك_بإبن_بغل_أمريكا (Kapni djalin e gomarit).

Gjithsesi kushdo që ka shpërndarë imazhet ka bërë një gabim gjeografik, sepse shkolla St. Andreë’s Episcopal ndodhet në Washington, ndërsa Barron studion në një institut në Maryland.  

Article Logic
Execution time: 0.0032298564910889