INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
“It’s not going home”! Kupa JO, por Anglia kthehet në shtëpi, Francë-Kroaci do të jetë finalja e madhe [VIDEO]

“It’s not going home”! Kupa JO, por Anglia kthehet në shtëpi, Francë-Kroaci do të jetë finalja e madhe [VIDEO]

Publikuar më: 22:39 11-07-2018

Kroacia shkruan historinë! Anglezët ishin të bindur që kupa do të kthehej në shtëpi, por për fat të keq ata u kthyen duarbosh! Kroacia ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në finalen e Kupës së Botës pasi mundi në kohën shtesë Anglinë me rezultatin 2-1 pasi pjesa e parë e kohës së rregullt përfundoi me rezultatin 0-1 për 3 luanët.

Këmbëngulja e ekipit të Dalic do të shpërblehej në minutën e 70-të me Perisic, i cili shënoi pasi fitoi duelin me Ëalker, duke devijuar topin me takë për në rrjetë.

Disa sekonda pas golit, mesfushori i Interit tronditi anglezët, duke goditur shtyllën pas një aksioni shumë të bukur në hyrje të zonës. Në minutën e 83-të, Mario Mandzukic kontrolloi mjaft topin brenda zonës, dhe më pas tentoi me një goditje të fortë, por Pickford e ndali mjaft mirë. Dy minuta më pas Perisic humbi një shans të artë me portën e boshatisur pas një grushtimi të gabuar të gardianit anglez. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërkohë që shtesa e parë nisi më mirë për Anglinë, teksa në minutën e 98-të, Stones goditi mjaft mirë me kokë, por mbrojtësi Vrsaljko largoi topin në vijën e portës, duke shpëtuar një gol të sigurt.

Kroacia ndërkohë kundërpërgjigjet mjaft mirë në fundin e shtesës së parë me Mandzukic shpërdoroi një mundësi të artë përballë Pickford, i cili e ndali me këmbë. Sulmuesi i Juventusit nuk gaboi në minutën e 109-të, duke shënuar një gol historik pas një pasimi fantastik të dhënë nga Perisic.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0010120868682861
    array(1) { ["section"]=> string(109) "it-s-not-going-home-kupa-jo-por-anglia-kthehet-ne-shtepi-france-kroaci-do-te-jete-finalja-e-madhe-video-64723" }