INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Izetbegoviç përplaset me Daçiç: Nxënës i keq i Millosheviçit

Izetbegoviç përplaset me Daçiç: Nxënës i keq i Millosheviçit

Publikuar më: 14:19 10-08-2018

Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës Bakir Izetbegoviç është zemëruar keq me deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivice Daçiç se statusi i entitetit të Republikës Serbe, është i ngjashëm me atë të Kosovës. Udhëheqësi boshnjak e quajti ministrin e Jashtëm një nxënës të keq të Millosheviçit. Por edhe ministri Ivica Daçiç ka reaguar duke deklaruar se Bakir Izetbegoviç, ka nevojë për ndihmë mjekësore. Të dy burrat hynë në një përleshje të ashpër mbi thënien e Daçiçit se Republika Serbe duhet të ketë të njëjtin fat si Kosova. “Kot përpiqet Daçiç, nxënësi i Milosheviçit, të tërheqë paralele”-tha Izetbegoviç. “Këto janë pozita politike, bashkësia ndërkombëtare është paksa e shantazhuar, duke pasur frikë se BiH do të lidhet me çështjen e Kosovës. Të dyja rastet nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë. Studenti i Millosheviçit, përpiqet të nxjerrë paralele. Çështja e BiH është zgjidhur” tha Izetbegoviç. Ai ka sqaruar se e keqja e udhëhequr nga Milloshviçi e ka goditur Kosovën dhe B e H-në.

dacic.jpg

Por diplomati serb vijoi më tej duke thënë se udhëheqësi boshnjak do të zëmërohet edhe më shumë pasi Serbia do të insistojë në paralelizmin mes Republikës Serbe dhe Kosovës.
“Bakiri ka nevojë për ndihmë mjekësore. Një njeri që thotë se serbët janë më të këqinj se Hitleri me të vërtetë nuk meriton të jetë përgjegjës për ato që thotë. Ai është i zemëruar me paralelizmin e RS me Kosovën? Ai vetëm do të zemërohet sepse ne do të insistojmë në të”-deklaroi Daçiç.

Article Logic
Execution time: 0.0041210651397705