INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili ironizon Ramën me fjalët e Konicës

Vasili ironizon Ramën me fjalët e Konicës

Publikuar më: 11:18 02-01-2018

Kreu i Grupit të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në FB ndaj Edi Rama duke u nisur nga fjalët, që vetë ky i fundit thotë në parlament se është nxënës i Konicës dhe Nolit. Vasili ka zgjedhur t’i përgjigjet Ramës po me të njëjtën monedhë, pasi ja kthen po me fjalë të Konicës të shkruar 120 vjet më parë.

“Shqiptarët dëgjojnë përditë tonelata me retorike qeveritare të ngjyrosur shëmtuar prej padijes.
Ja çfarë thoshte 120 vjet më parë Faik Konica:
Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898)”, shkruan Vasili në FB.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869