INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja cilat janë kompanitë teknologjike lider për lobim në Europë

Ja cilat janë kompanitë teknologjike lider për lobim në Europë

Publikuar më: 07:39 26-10-2017

Bazuar në të dhënat e Transparency International, kur bëhet fjalë për lobimin e kompanive teknologjike në Europë, Microsoft mban vendin e parë si kompania që shpenzon më shumë.

Gjigandi i softuerëve ka patur 84 takime të nivelit të lartë në nga 2014-ta me Komisionin Europian dhe ka shpenzuar 4,5 milionë euro duke lobuar.

Vendin e dytë e mban kompania Google me 4.25 milionë euro të shpenzuara në 153 takime të nivelit të lartë, një kompani e cila u ndëshkua nga Komisioni Europian me një gjobë të majme prej 2.6 miliardë eurosh për praktika të pandershme në rezultatet e kërkimit.

Sipas renditjes së Transparency International vendin i tretë i takon Amazon me 1.75 milionë euro të shpenzuara në 33 takime të nivele të larta.

 Në vend të katërt renditet Facebook me 1 milionë euro të shpenzuara në 68 takime të nivele të larta.

 Në vendin e pestë renditet Apple përsëri me 1 milionë euro të shpenzuara në 26 takime të nivele të larta.

aerhaerhjaejar4t5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030159950256348