INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja ku do ta shikoni Neymar

Ja ku do ta shikoni Neymar

Publikuar më: 14:55 22-05-2018
Neymar duket i gatshëm të qëndrojë në Paris Saint-Germain pas një takimi shumë frytdhënës me trajnerin e tij të ri, Thomas Tuchel, sipas të përditshmes spanjolle “AS”.Sipas burimit të lartpërmendur, dyshja ka mbajtur një takim sekret ditë më parë për të diskutuar planet për sezonin e ardhshëm. 
 
Tuchel thuhet t’i ketë thënë Neymarit se duhet ta shohë sezonin e ardhshëm si mundësi të dytë në Paris pas sezonit debutues që iu prish nga një lëndim i rëndë, mosmarrëveshja publike me bashkëlojtarin e vet Edinson Cavani, nevoja për t’u përshtatur në një vend të ri, kultura dhe dhomat e zhveshjes.
 
Menjëherë pas emërimit në postin e trajnerit të PSG-së, Tuchel pa humbur kohë e nënvizoi rëndësinë e Neymarit në skuadrën e tij.
Sipas AS, Neymar është bindur nga biseda me trajnerin e ri dhe se do ta refuzojë Real Madridin për të vazhduar me PSG-në
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0030388832092285