INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja sa ka ndryshuar Era Istrefi nga videoklipi i parë deri tek kënga e fundit “Live it up” [VIDEO]

Ja sa ka ndryshuar Era Istrefi nga videoklipi i parë deri tek kënga e fundit “Live it up” [VIDEO]

Publikuar më: 17:06 04-07-2018

Këngëtarja e njohur Era Istrefi feston sot 24 vjetorin e saj të lindjes. Ky vit për të ka qenë viti i sukseseve, e cila po përjeton periudhën e saj më të mirë. “Live it up” është padyshim kënga që i siguroi këngëtares shqiptaren famën ndërkombëtare. Ajo u bë e njohur për publikun me këngën e saj "Mani per Money" në vitin 2013, duke marrë mjaft kritika pozitive. Kjo falë stilit të saj të veçantë, si në zë, muzikë, klip, por edhe në veshje.


Në janar 2016, Era Istrefi fitoi një vëmendje të madhe ndërkombëtare me këngën "Bonbon", duke u krahasuar edhe me Sia apo Rihanna.


Sot në emisionin “Fun Day” me moderatoren Fatma Methasanin është treguar se si kanë evoluar videoklipet e Era Istrefit që nga kënga e parë që daton në vitin 2013, deri tek kënga e fundit.


Nuk duhet ta humbisni videon më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0037710666656494