INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si e shpjegon shkenca pse viktimat e përdhunimit nuk reagojnë për vetëmbrojtje

Ja si e shpjegon shkenca pse viktimat e përdhunimit nuk reagojnë për vetëmbrojtje

Publikuar më: 12:23 08-06-2017

Një nga pyetjet më të shpeshta që iu bëhën viktimave të përdhunimit është se pse ata nuk bënë ç’mos për ta ndaluar.


Kjo pyetje jo vetëm që fajëson viktimat në shkallën më të lartë, por gjithashtu injoron faktin se shumë femra (sipas një studimit të fundit), paralizohen komplet gjatë aktit.
“Gjykatat mund të hedhin poshtë një çështje përdhunimi nëse viktima nuk dukej se ishte kundërënë përdhunuesit për t'u vetëmbrojtur”, shpjegon Dr. Anna Möller.

Sipas një studimi nga Instituti Karolinska në Suedi, ndërkohë që një reagim “normal” gjatë përdhunimit, është që viktima kërkon të lirohet prej dhunuesit, ashtu si kafshët edhe njerëzit, kur ballafaqohen me një situatë të frikshme, shtangin në vend.

Ky studim mblodhi eksperiencat e 298 femrave ku pohonin se vepruan pikërisht ashtu.

Article Logic
Execution time: 0.003230094909668