INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jaguar F-Pace i ardhshëm do të jetë “SUV-i më i shpejtë në botë”

Jaguar F-Pace i ardhshëm do të jetë “SUV-i më i shpejtë në botë”

Publikuar më: 12:28 09-09-2018

Pas Coupes sportiv F-Type (e quajtur LFT-666), kompania britanike Lister Cars prezanton SUV-in e modifikuar të Jaguarit, F-Pace, (i quajtur Lister LFP).

Tani për tani, Lister Cars nuk ka zbuluar shumë detaje, përveç që kjo kompani ka publikuar disa fotografi dhe ka zbuluar se Lister LFP do të ketë motor 5.0-litër V8 me kompresor dhe kapacitet prej 670 kuajfuqi.

Instagram Banner

Siç mund të shohim nga fotografitë, Lister LFP për dallim nga modeli standard F-Pace karakterizohet me eksterier me pamje “agresive”, rrotat e reja, amortizatorët e modifikuar, sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe me interier luksoz.

Lister Cars, po ashtu, njofton se në ofertë do të ketë në dispozicion 250 vetura të tilla dhe paralajmëron se ky do të jetë SUV-i më i shpejtë në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0029671192169189