INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Je gënjeshtar apo jo…e zbulon testi i gjakut

Je gënjeshtar apo jo…e zbulon testi i gjakut

Publikuar më: 11:30 22-06-2018

Jeni gënjeshtar apo jo dhe për më tepër kur mundoheni të gënjeni mjekun.

Një test gjaku shumë shpejt të zbulojë nëse ju jeni duke mashtruar me dietën tuaj.

Shkencëtarët kanë krijuar një mënyrë e cila mat nëse një person është duke ngrënë fruta perime, apo ushqime të shpejta të pashëndetshme.

Dietat e varfra janë një nga faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundje kronike dhe mjekët po përpiqen të gjejnë ushqimet e duhura në mënyrë që pacientët të mos përdorin mjekime.

Por një dietë e mirë ushqimore nuk është e vlefshme nëse ju nuk i qëndroni besnik.

Por shumë shpejt me testin e ri të zbuluar nga kërkuesit e universitetit Johns Hopkins mjekët do të jenë në gjendje të tregojnë nëse pacientët e tyre janë me të vërtetë të përkushtuar për të bërë ndryshimin dhe kur ata ende janë duke gënjyer.

Kërkuesit besojnë se çdo tip ushqim lë gjurmë unike në gjak.

Studimet kanë treguar se shumë prej pacientëve i kanë gënjyer mjekët por përmes testit të ri të gjakut specialistët do ta kenë më të lehtë t’u vijnë në ndihmë të gjithë atyre që duan një dietë të shëndetshme.

Article Logic
Execution time: 0.002964973449707