INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni në dilemë të brendshme? Ndoshta nuk e respektoni veten, ja 10 shenjat për ta kuptuar këtë

Jeni në dilemë të brendshme? Ndoshta nuk e respektoni veten, ja 10 shenjat për ta kuptuar këtë

Publikuar më: 07:55 13-03-2018

Ndonjëherë ju mund të krijoni konfidencë të madhe dhe në raste të tjera të tregoni mungesë dashurie për vetveten.

Ka raste kur ne vendosim interesat e të tjerëve përpara interesave tona, duke neglizhuar veten. Ja kush janë 10 shenjat e mungesës së respektit për vetveten.

-Përgjigjeni gjithmonë me po: Edhe kur ju doni të thoni jo, ju përgjigjeni me po, vetëm për të mos mërzitur të tjerët, pavarësisht se nuk jeni të lumtur. Është koha që të mësoni të thoni jo.

-Buzëqeshni dhe tundni kokën: Ndonjëherë ju bini dakort me gjithçka që mendojnë të tjerët, edhe nëse është qesharake apo ju nuk besoni në të, vetëm sepse nuk doni ti ofendoni ato. Ka ardhur koha që të ngrini zërin dhe të jepni opinionin tuaj.

-E vendosni veten në radhë të fundit: Si prindër ne vendosim interesat e fëmijëve tanë përpara tonave dhe kjo është e kuptueshme. Por nëse nuk jeni të sjellshëm me vetveten atëherë nuk jeni të sjellshëm me askënd. Interesat e tua janë po aq të rëndësishme sa edhe të tjerëve.

-Fshihni ndjenjat e tuaja: Ju keni frikë të shprehni ndjenjat tuaja, pasi ndjenjat e dikujt tjetër ju duken më të rëndësishme. Ndjenjat e tua janë të rëndësishme. Nëse të tjerët nuk i dinë do të vazhdojnë t’ju lëndojnë. Tregojuni të tjerëve sesi ndiheni.

-Krijoni lidhje me njerëz të gabuar: Edhe pse disa persona nuk ju pëlqejnë ju vazhdoni të qëndroni akoma nën shoqërinë e tyre për hir të kohës së gjatë të njohjes tuaj. Ju nuk keni pse të ndiheni të detyruar për të qëndruar me disa persona. Largojini nga jeta juaj dhe ndjehuni të lumtur.

-Tregoni keqardhje për veten: Ju duhet të hiqni nga fjalori juaj fjalët i mirë sa duhet apo i bukur sa duhet. Thojini gjithmonë vetes që ju jeni të aftë për çdo gjë. Largojini idetë negative nga koka juaj.

-Hiqeni si dikush tjetër: Ne gjithmonë mundohemi të dukemi si dikush tjetër vetëm për tu pranuar nga rrethi jonë shoqëror. Nëse shoqëria të vlerëson me të vërtetë do tju pranojë ashtu siç jeni. Mos ndryshoni për askënd.

-Bëni veprime jashtë natyrës tuaj: Shpeshherë ne bëjmë veprime të cilat nuk na pëlqejnë por i bëjmë thjesht sepse duam të jemi si shumica e njerëzve. Kjo nuk është një ide e mirë. Mos sakrifikoni vlerat tuaja, për gjëra që ju nxjerrin jashtë natyrës tuaj.

-Flisni keq për të tjerët: Nuk është mirë që të mblidhni mëri për të tjerët pasi ju bën dëm. Përveç kësaj tregon edhe karakterin e keq tuajin. Respektojeni veten tuaj mjaftueshëm dhe flisni vetëm fjalë të bukura.

-Nuk tregoni kujdes për veten: Kujdesi mund të jetë higjenik fizik dhe çdo lloj tjetër. Tregoni kujdes për veten tuaj: fizikisht, mendërisht, emocionalisht, shpirtërisht. Ju keni vetëm një jetë dhe jetojeni atë në maksimumin e saj duke e mbushur me lumturi. Tregoni kujdes për veten tuaj

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0013949871063232
    array(1) { ["section"]=> string(98) "jeni-ne-dileme-te-brendshme-ndoshta-nuk-e-respektoni-veten-ja-10-shenjat-per-ta-kuptuar-kete-52700" }