INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni të vetmuar… e shpjegojnë gjenet

Jeni të vetmuar… e shpjegojnë gjenet

Publikuar më: 08:56 04-07-2018

Shpeshherë jeta moderne fajësohet se është një nga shkaktarët kryesorë të vetmisë pasi cdo ditë e më shumë njerëzit zgjedhin të jetojnë vetëm dhe të takohen rallë me familjarë dhe miq.

Megjithatë një studim i fundit hedh shumë dritë mbi vetminë duke shpjeguar se janë pikërisht gjenet fajtorë të një fenomeni të tillë.

Pra gjenet mund të jenë faktorët kryesorë që i bën njerëzit të vuajnë nga izolimi social.

Studiuesit e Universitetit Kembrixh morën në studim 450.000 njerëz dhe zbuluan 15 variacione gjenetike që mund të shkaktojnë ndjenjën e vetmisë.

Kjo do të thotë se rreth 5% e vetmisë është e trashëguar nga paraardhësit tanë.

Njerëzit neurotikë janë më të predispozuar të ndihen të izoluar.

Doktor John Perry i cili udhëhoqi dhe studimin u shpreh se ne vazhdiisht mendojmë se vetmia shkaktohet nga rrethanat sociale , por kërkimi i fundit thekson se gjenet po ashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Po ashtu studimi zbuloi se disa variacione gjenetike përcaktojnë edhe sesi njerëzit të shpenzojnë kohën e tyre.

Janë gjashtë variacione që i shtyjnë njerëzit të shijojnë palestrën, klubet sportive dhe vetëm një variacion lidhet me arrjen e risqeve.

Ndërsa 13 variacione të tjera gjenetike parashikojnë nëse njerëzit shkojnë në pub të paktën një herë në javë.

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166