INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Jepja çikën Ledrit”/ Fansat i bëjnë këtë kërkesë nënës së Rita Orës, por ajo u kthen përgjigjen EPIKE! [FOTO]

“Jepja çikën Ledrit”/ Fansat i bëjnë këtë kërkesë nënës së Rita Orës, por ajo u kthen përgjigjen EPIKE! [FOTO]

Publikuar më: 11:29 02-07-2019

Para pak ditësh reperi shumë i pëlqyer nga publiku, Ledri Vula dhe Rita Ora u fotografuan së bashku. Dy shqiptarët nga Kosova ndodheshin në Zyrih të Zvicrës për të performuar në festivalin e njohur Alba Festival.

Foto e Ledrit dhe Ritës bëri xhiron e rrjetit dhe theu rekord pëlqimesh në Instagramin e reperit e sigurisht që nuk mund të kalohej pa komentuar. Një koment e la edhe e ëma e Rita Orës e cila shkroi: Ani zemra! Aëëë” dhe Ledri ia ktheu: “Po përshtatet bre”.

Por siç duket fansat e artistëve kanë një kërkesë për nënën e Ritës, por ajo as që nuk e ka ndërmend të ndërhyjë në diçka të tillë edhe pse gjithçka ishte në kuadër të shakasë.

Një fanse i komentoi: “Jepja çikën oj ingje!”

“Ingja i mban çikat për veti hahah”, ia kthen Vera Ora duke qeshur.

ing.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543