INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jetojmë në një realitet të hidhur: 250 euro kushton vetëm bileta e koncertit të Beyoncé në cep të një stadiumi gjigand. Njerëzit e blejnë në sekondë!

Jetojmë në një realitet të hidhur: 250 euro kushton vetëm bileta e koncertit të Beyoncé në cep të një stadiumi gjigand. Njerëzit e blejnë në sekondë!

Publikuar më: 18:30 26-08-2018

250 euro kushton vetëm bileta e koncertit të Beyoncé në cep të një stadiumi gjigand. Njerëzit e blejnë në sekondë! 80 US $ kushtojnë tre furça MOLLËzash të motrave Kardashian dhe njerëzia (edhe shqiptarë) parapaguajnë muaj para, pa njohur e ditur ç’palo produkt do ju mbërrijë “në derë”! Burri i njërës prej këtyre motrave nxjerr në shitje bluza, të cilat makineri të posatshme u bëjnë vrima dhe të grisura, që të ngjasojnë me bluzat e “lumëmedhenjve” lypës rrugësh apo të pastrehë, sigurisht, sepse mëndjendrituri do të ndërgjegjësojë dhe ndjenjësojë dynjanë mbi varfërinë, duke ja u shitur këtyre të fundit 350 US$ copën. Dhe njerëzit i blejnë, pa pyetur HIÇ! Edhe pse kanë overdrafte nëpër banka! -Mrika në Malësi të Madhe hap dyqan ku shet mazën e Prelës, djathin e Shtjefnit, qumshtin e Dijes. -Ha maj ti, kot e ke hap! Mos e bli maj tek Mrika se do lop i ka t’sMUTa!
Genti në Vlorë ka hapur dyqanin e parë me stoli shqiptare dhe artizanale dhe shokët e lagjes veshur kokë e këmbë me BALENsiAGA fallco i pëshpërisin njëri-tjetrit: - Figura pas 6 muajsh do marrë “Kum te Bova”! O gaxhgaun, po pse kaq çmimi, uore!
Kur hap biznes të vogël e të ri Ajkuna, Kafe Mehmeti, Pana, EJona, Ferma Amalthia, Ferma Jonë, Mia Organic, Ferma Albanik, Agrimona, Kafe Komiteti, Kooperativa, Nji Marr Nji Mrapsht, Aroma Therapy, Dalta Arte e shumë biznese të rinjsh, ju/ne nuk ndihmojmë vetëm fuqizimin e këtyre individëve. Ju/ne ndihmojmë gjithë familjet pas tyre, ndihmojmë shoshoqin që nesër të rrethohemi me pak më shumë mirëqënie sesa dje. Andaj, them unë, herës tjetër që shohim të postohet dicka për një realitet apo biznes të ri shqiptar, e pakta që mund të veprojmë është ti bëjmë LIKE apo ta ndjajmë, në mënyrë që t’u jepet sa më shumë shikueshmëri e mbitëgjitha BESIM!

Nga: Luga e Argjendtë

Article Logic
Execution time: 0.0018870830535889