INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo më leje për fshatra turistike. Rama, janë geto të kamurish nuk zhvillojnë turizmin

Jo më leje për fshatra turistike. Rama, janë geto të kamurish nuk zhvillojnë turizmin

Publikuar më: 12:20 27-11-2018

Në Shqipëri nuk do të ketë më fshatra turistike në bregdet. 

Edi Rama;
“Ne kemi vendosur që ti ndalojmë lejet për fshatrat turistike. Nuk do të kemi më asnjë leje për ti kthyer në lagje banimi”.
E kjo për një arsye krejt të thjeshtë thotë në prani të investitorëve të huaj kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Edi Rama:
“Ato mëhallat nuk sjellin asnjë rreze zhvillimi përtej vetvetes. Nuk është turizëm ai. Ajo është thjesht ndërtim lagjesh për ata që kanë lek më shumë. Mëhallat janë kthyer në geto të kamurish, s'kane lidhje fare me turizmin”.
Kjo sipas shefit të ekzekutivit nuk sjell zhvillimin e këtij sektori, i cili në fakt duhet të kthehet edhe në projekt zhvillimi në vendin tonë. Sytë duhet të kthehen nga resortet, ndaj kryeministri kishte këtë porosi për të gjithë investitorët që kërkojnë që të shtrijnë biznesin e tyre edhe në vendin tonë.
Edi Rama:
“Apeli im është për investitorët është mos e merrni mundimin farë që të vini me projekte fshatrash turistike. Duam projekte që i përgjigjen një zhvillimi të qëndrueshëm turistik. Me fqinjë që janë të vjetër dhe të rinj në konkurrencë ku ata ja dalin të jenë të dalluar. Ne jemi në një nga qendrat me të rëndësishme”.
Por Rama kishte dhe një lutje për të gjithë ata që kërkojnë të investojnë në turizmin shqiptar.
Edi Rama:
“Të gjithë investitorëve ju them se qeveria jonë do të jetë në krah të tyre dhe i vetmi kusht që ne kemi është se, ju lutem mos hajdeni të kërkoni leje për gjëra të shëmtuara, e vetmja gjë që nuk bëjmë dot”.

Article Logic
Execution time: 0.00205397605896