INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jo vetëm Rita Ora, këngëtarja e famshme me kolonë zanore në filmin ‘A Wrinkle in Time’[FOTO]

Jo vetëm Rita Ora, këngëtarja e famshme me kolonë zanore në filmin ‘A Wrinkle in Time’[FOTO]

Publikuar më: 11:21 21-02-2018

Tashmë jemi mësuar që këngëtarët e famshëm të realizojnë kolonat zanore për filma të ndryshëm.

Një rast i tillë ishte dhe ai i bashkëpunimit mes këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora dhe Liam Payne në realizimin e një kolone zanore për filimin “Fifty Shades Freed”.

Tashmë edhe një këngëtare tjetër do të realizojë kolonën zanore për filmin e Disneyt, “A Wrinkle in Time”.

E kemi fjalën pikërisht për këngëtaren australiane Sia e cila është e njohur për vokalin e saj të veçantë dhe këtë fakt e ka njoftuar vetë këngëtarja përmes një postimi në faqen e saj në facebook.

“Kënga e re ‘Magic’ e Sias do të jetë kolona zanore për filmin e Disneyt ‘A Wrinkle in Time’! Shikoni filmin dhe merreni albumin në mënyrë digjitale më 9 mars. Ekipi i Sias”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.

xsgt_w54.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0029520988464355