INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Johannes Hahn rrëzon Ramën, negociatat nuk hapen në 2019 por...

Johannes Hahn rrëzon Ramën, negociatat nuk hapen në 2019 por...

Publikuar më: 11:17 10-07-2018

Komisioni për Zgjerim Johannes Hahn ka rrëzuar pretendimin e Kryeministrit Edi Rama se vitin e ardhshëm Shqipëria hap negociatat me BE. Përkundrazi Komisioneri thotë prerë se BE nuk ka vendosur për hapjen e negociatave por kjo do të merret pas vlerësimit të plotësimit të kushteve nga Shqipëria dhe Maqedonia. Këtë qëndrim e dha gjatë një prononcimi për mediat nga Samiti i BE për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet në Lodër.
Johannes Hahn:
“Ne nuk kemi vendosur hapjen e negociatave nesër. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë”.
Ndërkohë Komisioneri për Zgjerimin Hahn lajmëroi se do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme. Vizita e tij vjen në kuadër të një turi ballkanik që nis me Shkupin dhe qëllimi saj është sqarimi i hapave të mëtejshëm të integrimit pas rekomandimit të dhënë për të dy vendet nga Komisioni Europian.

Article Logic
Execution time: 0.0028300285339355