INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jonida Vokshi u martua, por cila vajzë VIP i kapi lulet në dasmën e saj? [FOTO]

Jonida Vokshi u martua, por cila vajzë VIP i kapi lulet në dasmën e saj? [FOTO]

Publikuar më: 08:22 17-09-2019

Më datën 14 të këtij muaji, moderatorja Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Ata mbajtën një ceremoni buzë detit, ku çdo detaj tërhoqi vëmendjen për shkak të thjeshtësisë që ishte ruajtur në gjithçka.

Në dasmën e zhvilluar në Durrës, nuk mungoi as momenti mjaft i vecantë i hedhjes së buqetës së nuses. Tradita e do që vajza, e cila kap buqetën të jetë në radhë për martesë. Dhe cila ishte ajo? Shoqja e ngushtë e Jonidës, aktorja Olta Daku.

Nuk e dimë nëse do të ketë shpejt lajme nga Olta për ndonjë dasëm të mundshme, por buqetën ajo e siguroi gjithsesi!

daku.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030300617218018