INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka acaruar versioni i ri i SnapChat? Zbuloni pse ka ndodhur [FOTO]

Ju ka acaruar versioni i ri i SnapChat? Zbuloni pse ka ndodhur [FOTO]

Publikuar më: 00:04 20-02-2018

Përditësimet e reja të Snapchat kanë bërë që e gjithë bota t`i versulet themeluesit të Snapchat pasi tanimë të gjitha postimet e miqve dalin tek rubrika e mesazheve dhe postimet e personazheve të njohur dalin në një dritare tjetër.

Më shumë se 1 milion njerëz plotësuan peticionin që kërkonte rikthimin e modelit të mëparshëm të rrjetit social dhe vetëm në pak ditë, aplikacioni mori mbi 200.000 vlerësime me 1 yll nga 5 gjithsej (one-star-rating) në App Store.

Në një konferencë mbi Teknologjinë dhe Internetin në San Francisco, Evan Spiegel dukej se nuk po i bënte aspak përshtypje gjithë ky revoltim i përdoruesve.

“Qëllimi ynë ishte të krijonim një ndarje midis bisedave private dhe profileve të njerëzve më të njohur në botë. Dikush shkruante se ‘Auuu, më dukej sikur vip-at i kisha miq, ndërsa tani nuk i kam më’, dhe pikërisht kjo është filozofia e modelit të ri të Snapchat-it: Ata nuk janë miqtë tuaj!”, ka thënë Evan.

EVAN.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037808418273926