INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju ka marrë malli për muzikë të vërtetë? Mos humbisni rikthimin e Lily Allen me këngën “Lost My Mind” [VIDEO]

Ju ka marrë malli për muzikë të vërtetë? Mos humbisni rikthimin e Lily Allen me këngën “Lost My Mind” [VIDEO]

Publikuar më: 16:35 12-06-2018

 

Yayyyy! Ju kishte marrë malli për muzikë dhe artistë të vërtetë? Apo për Lily Allen që të gjithë po mendonin se ku shkoi kjo vajzë? Epo një lajm i mirë për të gjithë ju erdhi, i cili është ndarë sot në emisionin ‘Fun Day’ me moderatoren Fatma Methasanin.


Lily Allen është rikthyer sërish në tregun muzikor me këngën “Lost my mind”, e cila ka lançuar edhe klipin e këngës të premten që lamë pas. Kënga është pjesë e albumit të katërt të këngëtares që titullohet “No Shame”.


Është një këngë që i këndohet dashurisë por që nuk e bën të lumtur dhe ndihet e paplotësuar. Klipi është shumë i veçantë gjithashtu, i cili vjen në mënyrë shumë vintazh në një dhomë ku Lily është vetëm dhe ndihet e vetmuar. Një dhomë që nuk ka gravitet, ashtu si edhe vetë dashuria. Allen ecën në dysheme, mure, tavan etj., pikërisht nga mungesa e gravitetit.


Këngëtarja na shfaqet shumë bukur me një look terësisht ndryshe dhe interesant. Flokët e saj pink na tërhoqën vëmendjen gjithashtu, ku nuk duhet ta mohojmë që dukej bukur.
Lily Allen ka njoftuar gjithashtu se shumë shpejt do të nisë një tur botëror për të gjithë fansat.

Kjo këngë nuk duhet të mungojë në playlistën tuaj muzikore, ndërkohë tani ju ftojmë që ta ndiqni.

Article Logic
Execution time: 0.006356954574585