INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju kujtohet seriali “Sabrina, jetë shtrige”? Rikthehet sërish në një version horror

Ju kujtohet seriali “Sabrina, jetë shtrige”? Rikthehet sërish në një version horror

Publikuar më: 12:38 21-09-2017

“Sabrina, jetë shtrige” do të rikthehet sërish në television pas 21 vitesh, por këtë herë në një version horror të titulluar “The Chilling Adventures of Sabrina”.

Të shohësh Sabrinën në një fazë më të errët me magji dhe okulte në krahasim me atë komedi që kemi parë kur ishim fëmijë, është diçka që nuk e imagjinojmë lehtë.
Këtë herë Sabrina është duke luftuar me natyrën e saj të dyfishtë, gjysëm shtrigë, gjysëm njeri, përballë gjithë forcave të errëta që e përndjekin.

Seriali do të ketë referenca nga filmi The Ecorcist dhe Rosemary’s Baby.

Nuk është konfirmuar ende se kur do të transmetohet ky serial në TV, por jemi gjithë sy e veshë.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486