INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ju pëlqeu kënga e Luanës me Bujar Qamilin? Fansja “e indinjuar” i dërgon mesazh ku i thotë: ç’taksirat kam unë që të dëgjoj...”, moderatorja reagon kështu [FOTO]

Ju pëlqeu kënga e Luanës me Bujar Qamilin? Fansja “e indinjuar” i dërgon mesazh ku i thotë: ç’taksirat kam unë që të dëgjoj...”, moderatorja reagon kështu [FOTO]

Publikuar më: 13:57 10-06-2018

Prej kohësh moderatorja Luana Vjollca dhe këngëtari i njohur Bujar Qamili kanë lajmëruar se do të sjellin një bashkëpunim dhe ditën e premte është publikuar edhe kënga që është një ripunim i këngës së njohur ‘Mi dhe flakë mallit tim’, e kënduar përpara disa vitesh nga Bujar Qamili.

Luana është shfaqur shumë ndryshe këtë herë dhe ka guxuar duke provuar të këndojë edhe këngë të këtij zhanri.

Në një klip të mbushur plotë me ngjyra, Luana ka shkëlqyer me pamjen e saj super seksi dhe sigurisht shihet që zëri i saj dhe i Bujar Qamilit ndërthuren mjaft mirë. Me siguri kënga e tyre do të kthehet në hitin e verës dhe që tani po e dëgjojmë kudo. Madje në një mesazh që i ka ardhur në Instastory, Luanës i thonë që “çfarë taksirati kam që duhet tënde që me mgjes dhe në çdo ambient”, por në fund i thotë që kënga ishte shumë e bukur dhe i bën kompliment moderatores seksi.

Luana e ka publikuar këtë mesazh në instastoryn e saj dhe i thotë që ky mesazh i ka zbukuruar ditën.

made.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283