INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ka ende ndjenja për të?! Selena Gomez bën ndryshimin drastik, Justin Bieber ka diçka për t’i thënë, zbulojeni! [FOTO]

Ka ende ndjenja për të?! Selena Gomez bën ndryshimin drastik, Justin Bieber ka diçka për t’i thënë, zbulojeni! [FOTO]

Publikuar më: 19:20 03-05-2018

E vërteta duhet thënë Justin!

Ata i gëzuan fansat e tyre kur u kthyen sërish bashkë pas një ndarjeje disa vjeçare, por siç duket ajo që thyhet është vështirë të ngjitet prapë. Fansat u shqetësuan kur vunë re se Selen Gomez dhe Justin Bieber nuk ishin parë dhe fotografuar së bashku, madje edhe pse frekuentonin të njejtën kishë, nuk janë parë duke dalë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Mirëpo tashmë është zyrtare se Justin dhe Selena nuk janë më një çift, por gjithashtu po flitet se ata thjesht po bëjnë një pushim të vogël, pasi është diçka që e ka kërkuar Selena.

Justin Bieber është tmerrësisht i dashuruar me Selenën dhe këtë gjë na e bëri të ditur për të disatën herë. 24 vjeçari ka vendosur ta bëjë publike se edhe pas një rindarje mes të dyve ende i mungon ajo dhe çdo detaj i saj në tërësi.

selops.jpg

 

Justin nuk e ka parë Selenën personalisht që kur ajo ka bërë ndryshimet e saj të fundit në pamje, por ai ka parë fotografitë dhe mendon se ajo duket krejtësisht 'sexy', ai është një tifoz i madh i balukeve dhe stilit të ri të flokëve të Selenës.

“Justin nuk e ka parë Selenën personalisht që kur ajo ka bërë zgjedhjen e saj të fundit, por ai ka parë fotografitë dhe mendon se ajo duket krejtësisht sexy me balluke .” – tha një mik i Justin për HollywoodLife. “Ata nuk janë së bashku tani, por kjo nuk e ka ndaluar atë që ta mbajë njërin sy nga ajo, dheai do të ketë gjithmonë dashuri dhe respekt për të.”

Nuk është për t’u habitur që Justin ende ka ndjenja për Selenën, ose se ai është ende i tërhequr tek ajo, duke pasur parasysh se të dy kanë pasur një marrëdhënie të vazhdueshme për njëfarë kohe.

 

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00097107887268066
    array(1) { ["section"]=> string(116) "ka-ende-ndjenja-per-te-selena-gomez-ben-ndryshimin-drastik-justin-bieber-ka-dicka-per-t-i-thene-zbulojeni-foto-57185" }