Vjen bashkëpunimi i radhës midis Agjencisë se parqeve dhe Rekreacionit- Bashkia Tiranës, Enduro Albania dhe Vespa Fanatic bashkë me mbështetjen e Njësisë Administrative Farkë.
Ky bashkëpunim do të jetë fantastik, qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi dhe dhënia jetë e një tjetër zone të gjelbër të Tiranës, e cila ndodhet jo shumë larg qendrës së metropolit.
Do gjithë do të mblidhen nën logon “FARKA N’FEST”, në datën 30 shtator 2017 në parkun e Liqenit të Farkës. Aktivitetet do jenë të shumta dhe të larmishme, ato do të nisin në orët e para të mëngjesit. Hapja do të bëhet shumë simbolike.
Në orën 10:30 do nisë mbjellja e pemëve dhe vijon me aktivitetet rekreative dhe artistike për fëmijët në orën 11:30.
Ndërsa pjesa më e bukur pritet të jetë mbyllja. Në orën 17:00 do të nisë Moto Show, Mountain Bike Show , në garën super Moto dhe Paradën Festive. Për të gjithë ata që shqetësohen për transportin, ai do të ofrohet falas