INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Era Çela: Më 3 qershor 12 artistë koncert bamirësie për jetimët [VIDEO]

KafeIN/ Era Çela: Më 3 qershor 12 artistë koncert bamirësie për jetimët [VIDEO]

Publikuar më: 14:20 24-05-2019

12 artistë nga i gjithë vendi do të bashkohen në një koncert bamirësie për jetimët, në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në datën 3 qershor.

Menaxherja e aktivitetit Era Çela tha se nisma e komunitetit "Egos" ka për qëllim mbështetjen financiare për institucionet e përkujdesjes për fëmijët jetimë dhe familjet në nevojë.

"Era Rusi, Ylli Baka, Eni Koçi, Blerina Matraku, Xhesika Polo, Gëzim Nika do të jenë disa nga këngëtarët që do të performojnë mbrëmjem e 3 qershorit", tha menaxherja Çela.

Organizata "Egos" ka planifikuar që me të ardhurat që do të mblidhen nga shitja e biletave do të blihen ndihma për jetimët dhe familjet në nevojë. Sipas menaxheres së koncertit, ndarja e ndihmave do të kryhet në terren bashkë me artistët pjesëmarrës.

Ndiqni intervistën e plotë nē videon më poshtë:

 

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553