INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Myqerem Tafaj: Tarifat në master antikushtetuese, i kalojnë kostot e studimeve [VIDEO]

KafeIN/ Myqerem Tafaj: Tarifat në master antikushtetuese, i kalojnë kostot e studimeve [VIDEO]

Publikuar më: 15:11 24-05-2019

Ish-ministri i Arsimit në kohën e qeverisjes së PD, Myqerem Tafaj në një lidhje telefonike me emisionin "KafeIN", tha se protestat e studentëve janë të drejta pasi të rinjtë jetojnë në kushte jo të mira ekonomike. Sipas tij, zëri i studentëve nuk dëgjohet dhe po ashtu edhe zëri i pedagogëve.

"Duhet të protestojnë më shumë sepse tarifat në ciklin e dytë të studimeve janë antikushtetuese, i tejkalojnë tarifat e studimeve. Studentët jetojnë në kushte të këqija", tha Tafaj.

Lidhur me protestën e nesërme, Myqerem Tafaj tha se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e 25 majit është forca më e madhe e opozitës.

"Qytetarët nuk duan të humbin lirinë dhe demokracinë. Ata nuk e duan Ramën kryeministër dhe qeverinë e tij", tha Tafaj.

Sa i takon 3 letrave publike të Ramës, Ish-funksionari i lartë në qeverinë demokratike tha se këto janë lëvizje milimetrike të kryeministrit në drejtim të zgjidhjes së krizës.

Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë:

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877