INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Pedagogu Klementin Mile: Integrimi evropian varet nga mirëqeverisja [VIDEO]

KafeIN/Pedagogu Klementin Mile: Integrimi evropian varet nga mirëqeverisja [VIDEO]

Publikuar më: 13:56 18-04-2019

Për pedagogun e filozofisë, Klementin Mile, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë ka hyrë në një moment krize dhe kjo mund ta cënojë ëndërrën e shqiptarëve për t’ju bashkuar familjes evropiane.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, pedagogu Mile tha se ky proces që deri dje trumbetohej si i pakthyeshëm sot duket se nuk është më i tillë, nisur dhe nga vendimi i fundit i parlamentit holandez për të rikthyer regjimin e vizave me Shqipërinë.
“Nëse disa vite më parë ne avacuam në këtë proces, me miratimin e MSA, sot ky proces sakrifikohet për shumë çështje të ditës në një kohë që duhet të kishim kryer shumë detyra të lëna nga BE”, tha pedagogu Klementin Mile.
Sipas zotit Mile, vendimi i parlamentit u ndikua dhe nga partitë ekstreme të djathta.
Por, për pedagogun Mile, situata e rënduar e sigurisë, rritja e kriminalitetit, shtimi i numrit të azilkërkuesve, ndikoi edhe më shumë në marrjen e këtij vendimi prej Holandës.
“Një qeverisje e mirë do ta shpëtonte procesin e integrimit”, tha pedagogu i filozofisë Klementin Mile.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0038738250732422