INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Të rinjtë, sa e vështirë është gjetja e punës? [VIDEO]

KafeIN/ Të rinjtë, sa e vështirë është gjetja e punës? [VIDEO]

Publikuar më: 11:46 12-07-2018

Një prej problematikave kryesore të të rinjve është punësimi. Kjo u bë një temë interesante diskutimi në KafeIN në IN Tv.al, duke përmendur fakte të ndryshme se pse nuk punësohen të rinjtë sot.

Në lidhje direkte ishin dy presidentë të qeverisë studentore të gjimnazeve të ndryshme, Aldi Shehu dhe Geri Kolgega, të cilët na treguan eksperiencat e tyre në kërkim të një pune dhe rrëfyen për INTv se ishin trajnimet profesionale ato që i ndihmojnë të rinjtë të punësohen.

Por, u shprehën gjithashtu se një problem kryesor është edhe mungesa e eksperiencës, ku sipas tyre është e pamundur që ta fitojë një i ri në tregun e punës në Shqipëri. Ndaj edhe të rinjtë mendojnë të largohen jashtë vendit, për një jetesë më të mirë.

Mesa duket për të rinjtë shqiptarë që duan të punësohen zgjidhja nuk është në Shqipëri.

Article Logic
Execution time: 0.00347900390625