INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

KafeIN/Urdhri i stomatologut, lista e çmimeve nuk është detyruese! Ministria e Shëndetësisë e kundërshton[VIDEO]

Publikuar më: 14:21 25-01-2019

Për herë të parë në vendin tonë është bërë publike një listë çmimesh për shërbimin dentar. Por për këtë listë të nxjerrë nga Urdhri i Stomatologut ka nisur një debat mes institucioneve publike dhe private. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk pajtohet më këto pagesa dhe për këtë vendim e ka çuar në Gjykatë me qëllim bllokimin e kësaj liste. Madje vendimin e ndërmarrë nga Urdhri i Stomatologun e konsideron dhe si tejklim kompetencash.
Po nga KafeIN, Kreu i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda sqaroi se lista e çmimeve u hartua bazuar në ato, që kanë vendosur 3.600 dentistët që janë anëtarë të këtij urdhri. Sipas tij kjo ndërhyrje u bërë për shkak se ka patur shumë abuzime me çmimet nga klinika të ndryshme dhe ndaj shton se duhej, që ato të njehësoheshin.
“Ky është i vetmi shërbim që në 20 vjet nuk ka asnjë qindarkë rritje. Tentuam të vemë vijat e kuqe për mashtruesit në shërbimin dentar,” tha Presidenti i Urdhrit të Stomatologut nga KafeIN.
Gjithësesi Deda tha qartë se veprimi që morën ka synim që të rritet cilësia e shërbimit dhe këmbënguli që lista nuk është e detyrueshme.
“Lista nuk ka fuqi detyruese, vetëm reference,” sqaroi Deda.

Article Logic
Execution time: 0.0026428699493408