INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kafeja mbron trurin. Studiuesit zbulojnë se efekti magjik qëndron te pjekja

Kafeja mbron trurin. Studiuesit zbulojnë se efekti magjik qëndron te pjekja

Publikuar më: 12:58 08-11-2018

Konsumimi i kafesë mbron trurin kundër dëmtimeve njohëse dhe nxit aftësitë e të menduarit. Sipas studiuesve konsumi i kafesë lidhet me një zvogëlim të rrezikut të zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit dhe sëmundjes së Parkinsonit. Por si ndodhë kjo dhe çfarë e bën kafen që të jetë kaq e dobishme për shëndetin njohës? Këto janë disa pyetje që një studim i ri i Institutit të Kërkimeve të Krembilit në Toronto, Kanada u jep përgjigje. Gjetjet e Donald Weaver dhe ekipit të tij sugjerojnë se çelësi i përfitimeve të mbrojtjes së trurit nga kafeja nuk qëndrojnë në përmbajtjen e kafeinës, por në ekzistencën një substancë të lëshuar gjatë procesit të pjekjes të kokrrave të kafesë. Studiuesit filluan të përqendroheshin në një grup përbërësish të quajtur phenylindanes (Fenilindanes), të cilat formohen gjatë procesit të pjekjes së kafesë duke i dhënë edhe aromën e hidhur. Fenilindanes duket se pengojnë shkrirjen e proteinave toksike tau dhe beta-amiloide. Akumulimi i tepërt i këtyre proteinave në tru është një faktor kyç në kushtet neurodegjenerative, siç është sëmundja e Alzhaimer dhe Parkinson. Studiuesit gjetën se pjekja e kafesë për një kohë më e gjatë prodhon më shumë Fenilindanes . Kjo sugjeron që kafja e pjekur e errët ka efektin mbrojtës më të fortë në tru.

Article Logic
Execution time: 0.0015637874603271